
Momenti kur Dobra shënon gol
Armando Dobra është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Chesterfield po barazon përballë Wigan. Pjesa e parë e sfidës së vlefshme për 1/16 e Play-Off të EFL Trophy, është mbyllur 1-1.
Ishte pikërisht Dobra ai që shënoi golin e vetëm për të tijët. Dobra finalizoi një aksion perfekt alla “tika-taka” të ekipit të Chesterfield. Mjaftuan vetëm 3 minuta lojë, që ylli shqiptar të gjente rrugën e rrjetës.
Kujtojmë që 23-vjeçari po shkëlqen me Chesterfield në këtë sezon. Në 24 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Dobra ka shënuar 6 gola, duke ndihmuar shpeshherë ekipin për të shkuar te fitorja.
Goli i Armando Dobrës
Poll