Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ “A ju japin pite e pasul”, Ismajli e Seferi kanë ‘ankesa’ për ushqimin: Këtu ka veç makarona

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “A ju japin pite e pasul”, Ismajli e Seferi kanë
Foto ilustruese

Atmosferë pozitive në grumbullimin e Kombëtares shqiptare. Në fakt, gjithnjë është e tillë me lojtarët që e dinë vetë se si të sjellin hare brenda grupit. Kjo është një nga atributet kryesore të këtij ekipi që në vitin e fundit është karakterizuar nga miqësia e ngushtë mes lojtarëve.

Rrjedhimisht, kjo ndikon edhe te tifozët e të gjithë opinionin publik. Në grumbullimin e kuqezinjve në Gjermani, çdo ditë vijnë tifozë në hyrje të hotelit për të takuar e parë nga pranë yjet e Kombëtares.

FSHF u lejon disa prej futbollistëve të dalin pak çaste për të bërë foto e autografe e si rrjedhojë kemi parë shumë video gazmore në rrjete sociale.

E fundit vjen me Seferin e Ismajlin, të cilët janë pyetur nga një tifoz nëse hoteli u jep 'pite e pasul'. Me batutë, mbrojtësi ‘ankohet’ se u shërbehen vetëm makarona dhe ofertës së tifozit për t’ua sjellë në stërvitje, ai e pranoi po me batutë, por pas ndeshjes me Italinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga