
Tim Civeja
Mesfushori i Shqipërisë U-21 Tim Civeja e ka nisur me “këmbën e mbarë” sezonin e ri te Saarbrucken në Ligën e 3-të të futbollit gjermane. Ekipi ku inkudrohet Cijeva u përball me Cottbus, aty ku nuk mungoj spektakli dhe golat.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, madje duke dyfishur shifrat me Cigerci (14’, 21’), por ishte Tim Civeja ai që hapi llogaritë e ndeshjes në pjesë e parë.
Frakisoni i dytë i lojës dhuroi edhe 3 gola të tjerë, ndërsa rezultati final u mbyll në barazimin dramtik 3-3. 23-vjeçari shqiptar ka kontratë me Saarbrucken deri në verën e vitit 2026, ndërsa kartoni i tij vlen sipas “Transfermarkt” 300 mijë euro.
Poll