
Tedi Cara
Është duke u luajtur pjesa e dytë midis Oleksandriya - SC Poltava, e vlefshme për javën e 7-të të Premier League ukrainase. Goli i bomberit shqiptar Tedi Cara po rezultonë vendimtar.
Ish-sulmuesi i Partizanit, me ekipin aktualë numëron 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, tregues se po përjeton moment fantastik. Cara erdhi nga “Demat e Kuq” te Oleksandriya për 200 mijë euro në janar të këtij viti.
Vlera e 25-vjeçarit ka pësuar një rritje të frikshme në treg sipas “Transfermarkte”, nga 325 mijë euro te Partizani në 1 milionë euro brenda pak muajsh.
Poll