
Medon Berisha është kthyer në një nga lojtarët më të përfolur në Itali. Paraqitjet e tij të fundit me ekipin e Lecces kanë bërë që në shtetin përtej Adriatikut, t’i kushtojnë edhe artikuj të gjatë.
Është pikërisht “Tuttomercatoweb” që ka shkruar për talentin shqiptar. 21-vjeçari cilësohet nga media e njohur italiane si një talent i rëndësishëm për ekipin italian, duke mos kursyer elozhet.
“Gjeometri dhe personalitet, Lecce shijon talentin e Medon Berishës. Karakteristika që kërkon Gianpaolo në rolin e ‘drejtorit’ të mesfushës? Muzikaliteti.
Berisha i cili luajti në verë në Euro 2024 më Kombëtaren shqiptare A, u kthye në titullar te Lecce dhe rruga duket e qartë. Më 2 shtator 2022, Corvino tha: Cilësia nuk ka moshë, vetëm një tifoz i lokalit shikon emrat dhe do të preferonte Fabregas para Berishës.
2025 është tanimë pranë dhe mund të jetë viti i shenjtërimit të një perle tjetër në Salento”, shkruan Tuttomercato.
Kujtojmë se Berisha ka nisur të jetë titullar së fundmi te Lecce. Në këtë sezon ka luajtur 7 ndeshje me një total prej 271 minutash, duke dhuruar edhe 1 asistim.