Simon Simoni ditën e sotme është zyrtarizuar te Ingolstadt 04. Eintracht Frankfurt ka pranuar ta jëpë gardianin shqiptar në formë huazimi, ku do të ketë më shumë mundësi për të marrë minuta.
Pas zyrtarizimit, Simoni ka thënë fjalët e para si lojtar i Ingolstadt 04. Portieri i Kombëtares shprehet mjaft i lumtur për këtë kalim, ndërsa thekson se është një mundësi e mirë për karrierën e tij. Ndër të tjera theksoi se mezi pret të zbresë në fushë dhe të luajë për skuadrën e re.
“Për mua, kalimi te FC Ingolstadt 04 është sinonim i një mundësie të madhe për të hedhur hapin tjetër në karrierën time të re në një klub ambicioz gjerman. Pas diskutimeve shumë të mira me menaxhmentin sportiv të Schanzer, tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të gjithë mjedisin ku do luaj, në mënyrë që të shfaqemi mirë së bashku në fushë”, deklaroi Simon Simoni, pas kalimit te skuadra që militon në ligën e tretë të futbollit gjerman.
Kujtojmë se Simoni para 1 viti e gjysmë kaloi nga Dinamo te Eintracht Frankfurt. Klubi dinamovit fitoi plot 1 milionë euro nga shërbimet e tij.