
Keidi Bare
Keidi Bare gjatë merkatos së verës u transferua te Real Zaragoza, ku është shndërruar menjëherë në një element kyç për ekipin. Paraqitjet e mesfushorit të Kombëtares kanë bërë që të fitojë menjëherë besimin dhe simpatinë e stafit dhe drejtuesve të skuadrës.
Në këtë mënyrë ata kanë vendosur që 27-vjeçari të jetë një nga 4 kapitenët e Real Zaragozas. Por pas kësaj duket se fati i keq e ka “ndjekur” mesfushorin.
Në ndeshjen kundër Elches, Bare pësoi një tërheqje muskulare dhe tashmë stafit të Real Zaragozas u duhet të bëjnë disa javë pa shërbimet e tij. Lojtari do t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë për të mësuar edhe gjendjen e tij dhe kohën e rikuperimit.
Poll