Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U kualifikua në Champions, ekipi anglez nis merkaton me Kristjan Asllanin

Shkruar nga NEWSPORT
U kualifikua në Champions, ekipi anglez nis merkaton me Kristjan Asllanin
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani u shpall kampion i Italisë me Interin, që për klubin zikaltër ishte titulli i 20-të në histori.

Pavarësisht titullit kampion, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka shanse që të largohet nga “San Siro”, për të nisur një aventurë të re në Premier League, aty ku Aston Villa ka interes serioz.

Skuadra e drejtuar nga spanjolli Unai Emery e mbylli sezonin në vendin e katërt, duke siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Në krahun tjetër, Asllani pritet të jetë i hapur për një transferim të tillë duke marrë parasysh që Simone Inzaghi nuk e preferon në formacionin titullar, ku e ka aktivizuar vetëm 1044 minuta.

22-vjeçari me kaq minuta loje ia ka dalë që të bëjë paraqitje mjaft të mirë, madje duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar në 2 të tjerë. Këto paraqitje kanë rënë në sy të Aston Villës, me anglezët që janë të gatshëm të futen në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit kuqezi.

Por skuadra nga Birminghami po mendon një goditje të dyfishtë te Interi, ku përveç Asllanit të transferojë edhe Dumfries. Për këtë të fundit pritet të ofrojnë 25 milionë euro, ndërsa për Asllanin rreth 20 milionë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga