Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri turk i bën 'skip' Rey Manajt pas humbjes ndaj Seferit: Në janar perforcime në sulm

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri turk i bën 'skip' Rey Manajt pas humbjes ndaj Seferit:
Rey Manaj

Në takimin e Superligës turke mes Bodrusmpor dhe Sivasspor ra në sy përballja e shqiptarëve, ku protagonist në fushë ishin Rey Manaj për miqtë dhe Taulant Seferi për vendasit. Por në vëmendje u pa dhe fjala e teknikut të skuadrës së Manajt.

Bodrumi  i dyshes së legjionarëve Ajeti-Seferi ishte fitimtar falëq edhe golit të shënuar nga ish-lojtari i Tiranës në minutën e 49-të.

Pas ndeshjes në intervistën dhënë për BeinSports të Turqisë, tekniku Bulent Uygun tha s e skuadra ka nevojë për përforcime në fazën e sulmit. Kjo u duk si një ‘shuplakë’ për Reyn duke nënkuptuar çalimin e gjetjes së golave në sfida të tilla me skuadra të barabarta.

“Patëm probleme sa i përket strukturës së skuadrës. Këto ndikuan pashmangërisht në rezultatin e lojës.

Disa nga futbollistët të cilëve u besova më shumë, nuk performuan siç dëshiroja. Mungesa e suksesit në periudhën në vijim bëri që mos të arrinim te fitorja.

Do të bëjmë ndryshime në janar.

Kemi nevojë në sulm. Si ekip na duhen 4 ose 5 perforcime.”, u shpreh turku që drejton ekipin e sulmueist kuqezi.

Trajneri turk i bën 'skip' Rey Manajt pas humbjes ndaj Seferit:
Trajneri i skuadrës së Manajt

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga