Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri thotë fjalën e fundit, Armando Broja takim vendimtar me Enzo Marescën

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri thotë fjalën e fundit, Armando Broja takim vendimtar me Enzo
Armando Broja - Enzo Maresca

Armando Broja është në qendër të merkatos, pavarësisht se e ardhmja e tij është ende e paqartë. Situata e sulmuesit të Kombëtares shqiptare është e “turbullt”, me Chelsean që ende nuk ka vendosur.

Por, gjithçka pritet të zgjidhet shumë shpejt. Sipas mediave angleze, Broja do të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me trajnerin e Chelseat, Enzo Maresca. Ky i fundit do të thotë fjalën e tij, nëse e ka apo 22-vjeçarin në planet e sezonit të ardhshëm.

Sido që të jetë vendimi i Marescës, kujtojmë që për Brojën ka interes të lartë si brenda dhe jashtë Premier League. Everton dhe Wolverhampton janë gati të shpenzojnë deri në 30 milionë paund për shërbimet e shqiptarit, ndërsa aty janë dhe Milani me Juventusin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga