Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Tifozët shqiptarë "kryqëzojnë" gishtat, ylli i Kombëtares shqiptare pranë Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët shqiptarë "kryqëzojnë" gishtat, ylli i
 

Armando Broja është në qendër të vëmendjes sërish këtë merkato, pasi Chelsea ka shprehur dëshirën për të shitur kartonin e tij. Interesim për shtatlartin shqiptar ka shprehur dhe Milani, që po kërkon për një qendërsulmues.

Këta e ka treguar dhe prestigjozja “La Gazetta dello Sport”. Gazeta italiane është hapur sot me foton e Brojës.

Kontrata e Brojës me Chelsean është e vlefshme deri në vitin 2028. Klubi londinez nuk duket se do heqë dorë lehtë nga sulmuesi shqiptar, pasi e ka treguar dhe me huazimet e tij.

Dhe për shumë tifozë shqiptarë që mbështesin Milanin, kjo do të ishte dëshirë e plotësuar. Kjo pasi me klubin historik italian janë një pjesë e madhe e futbolldashësve në vendin tonë.

Broja e ka kështu si ndeshje jete, atë me Italinë për Europian. Zyrtarë nga klubi i Milanit do jenë duke vëzhguar cilësitë e Brojës gjatë këtij Europiani. Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare përballet me axurrët më 15 qershor ora 21:00.

Ky do jetë takimi i parë për përfaqësuesen kuqezi në grupin B. Të tjerët që pasojnë janë më 19 qershor kundër Kroacisë dhe më 24 qershor me Spanjën. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga