 
Berat Gjimshiti është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” nga tifozët e Atalantës, në barazimin 1 me 1 që këta të fundit morën me Marseille. Kapiteni i Kombëtares shqiptare pati paraqitje për t’u admiruar në takimin e parë gjysmëfinal, përballë francezëve në transfertë.
Tifozët italianë e vlerësojnë Gjimshitin për luftën në fushë, ndërsa këtë e shprehën dhe në sondazhin e klubit. Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi 31-vjeçar merr vëmendjen në Europa League. Kujtojmë se qendërmbrojtësi impresionoi dhe përballë Liverpool.
Kujtojmë se takimi i kthimit do të luhet në Bergamo. Më 9 maj ora 21:00, Atalanta do të kërkojë kualifkimin në finalen e madhe të Europa League.
 
 
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       