Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Te Interi e pret Asllani, zikaltërtit dërgojnë skaut për mbrojtësin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Te Interi e pret Asllani, zikaltërtit dërgojnë skaut
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli padiskutim po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike. Jkëtë sezon po shkëlqen me Empolin në Serie A dhe përveç Juventusit që kërkon shërbimet e tij, tashmë në garë ka hyrë një tjetër gjigand europian.

Interi i Kristjan Asllanit kërkon në merkaton e janarit përforcime dhe sipas mediave afër zikaltërve bëhet me dije se në listë është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Madje kampionët e Italisë do të dërgojnë skaut për të ndjekur nga afër lojtarët që dëshirojnë dhe në këto kushte një sy do të mbahet edhe nga Ismajli në sfidën mes Parmës dhe Empolit që do të luhet ditën e nesërme.

Eksperienca e 28-vjeçarit dhe paraqitjet e tij me Empolin dhe Kombëtaren tonë kanë bërë që pas tij të ketë shumë të interesuar. Kujtojmë se Ismajli është në vitin e fundit të kontratës së tij me Empolin dhe ende mes palëve nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin dhe në këto kushte me siguri mbrojtësi mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën, pasi tashmë ekipet “big” kërkojnë shërbimet e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga