Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sylvinho s’e fton në Kombëtare, tifozët anglezë në “mbrojtje” të Anis Mehmetit

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho s’e fton në Kombëtare, tifozët anglezë
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti po kalon formën e jetës me Bristol City këtë sezon. Në Championship anglez, ai po zhvillon ndeshje të një niveli të lartë, duke bërë që edhe tifozët të “dashurohen” me të.

Pikërisht këta të fundit, janë ata që e kanë zgjedhur shqiptarin si më të mirin e muajit nëntor. Është Bristol City që ka zbuluar diçka të tillë.

“Ju keni votuar Anis Mehmetin si lojtarin më të mirë të muajit nëntor”, shkruan klubi anglez.

Një “sms” i qartë ky nga tifozët anglezë edhe për Sylvinhon, me trajnerin brazilian që s’ka preferuar ta ftojë në Kombëtaren shqiptare.

Përsa i përket Mehmetit, deri tani ai ka shënuar 6 gola e ka asistuar në 6 të tjerë. Kontrata e tij me Bristol City përfundon në fund të sezonit, teksa pritet të shihet ç’do të ndodhë me të.

Sylvinho s’e fton në Kombëtare, tifozët anglezë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu