
Simon Simoni nuk u bë pjesë e listës së Kombëtares për Europianin e Gjermanisë. Pavarësisht kësaj, Sylvinho preferoi ta mbante me vete.
Simoni ka shpërndarë foto nga stërvitja përmes rrjeteve sociale. Portieri i Frankfurt tregon se është i lumtur për këtë mundësi.
“Ditë intensive kuqezi. I lumtur që jam pjesë e një grupi me kampionë dhe kam mundësi të rritem e përmirësohem çdo ditë. Forca Shqipëri”, shkruan Simoni.
19-vjeçari shihet si e ardhmja e portës te Kombëtarja. Kujtojmë se Dinamo e shiti kartonin e tij për 600 mijë euro.
Ditë intensive kuqezi ????????
— Simon Simoni (@SimonSimon74148) June 16, 2024
I lumtur që jam pjesë e një grupi me kampionë dhe kam mundësi të rritem e përmirësohem çdo ditë.
FORCA SHQIPËRI! ❤️???????? pic.twitter.com/e0sW9b85Ht