
Feta Fetai
Lokomotiva e Zagrebit ka marrë një 3 pikësh me tepër vlera në Superligën kroate.
Kryeqytetasit triumfuan 3-0 në transfertën e Sibenik. Një 90 minutësh ku në fushë titullarë ishte Feta Fetai.
Mesfushori kuqezi i thirrur për dy sfidat e nëntorit nga trajneri Sylvinho ishte katalizator i aksioneve sulmuese të Lokomotivës.
Një takim që u vlerësua me notën 6.8. Më i miri në fushë shqiptari tjetër, Art Smakaj që shënoi dhe asistoi në këtë ndeshje. 21-vjeçari është pjesë e kombëtares së Kosovës U-21.
Ndërkaq, në stol qëndroi mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili sapo është rikuperuar nga një dëmtim. Pas 13 javësh, Lokomotiva e Zagrebit gjendet në mesin e tabelës me 12 pikë.
Poll