Myrto Uzuni është padyshim lideri kryesor i Granadës në La Liga2 në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon një formë perfekte, teksa po zhvillon një sezon pozitiv me shiritin e kapitenit në krah.
Në 13 ndeshjet e para të këtij sezoni me Granadën, bomberi beratas ka shënuar plot 8 gola, teksa ka asistuar në një tjetër. Pikërisht për impaktin pozitiv që ka në ekip, Granada ka frikën e të interesuarve dhe të një largimi të mundshëm të Uzunit.
Por frikën, Granada po mendon ta mposhtë duke “blinduar” shqiptarin nga të gjitha krahët. Si fillim Uzunit pritet t’i ofrohet një rrogë e shumëfishuar nga ajo aktualja, e më pas rinovimi i kontratës.
Kujtojmë që kontrata e 29-vjeçarit përfundon në verën e vitit 2026. Por klubi spanjoll nuk do të humbasë kohë, port ë rinovojë sa më shpejt me yllin e ekipit.