Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Shpresoj që Kombëtarja po vëzhgon punën time", Mehmeti tregon mospërfilljen e Sylvinhos: Prisja të isha në Euro, lënia jashtë më vrau mentalisht

Shkruar nga NEWSPORT
"Shpresoj që Kombëtarja po vëzhgon punën time",
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti, i cili në mesjavë ishte deciziv me skuadrën ku aktivizohet në Angli ka rrëfyermospërfilljen e Kombëtares ndaj tij. Kjo për çështjen e Euro 2024.

Shqiptari me numrin 11 luan tek Bristol City dhe po kalon një periudhë golash. Mirëpo, në sy të të gjithëve ka rënë pengesa mendore që ka pësuar futbollisti pas mungesës në listën e Kombëtares për europianin e verës së kaluar.

23 vjeçari është mjaft i talentuar, mirëpo nuk qe pjesë e zgjedhjes së Sylvinhos. Është thirrur gjithsej 3 herë për të dhën kontributin në Kombëtaren Shqiptare, por prej më shumë se 1 viti nuk ka marrë asnjë ftesë. Kjo ngjall dyshime në opinion e lojtarit, i cili për hir të së vërtetës ka bërë një punë shumë të mirë në futbollin e ashpër britanik. Mehmeti gjithmonë ka shpresuar se do të mund të jetë një "shtyllë" e fortë e vendit tonë.

“Ka qenë shumë e vështirë për mua. Nuk luajta dot në Euro dhe kjo më ndryshoi mentalisht. Kisha meënduar që do të isha pjesë e listës, po që atëherë nuk jam thirrur më. Gjithçka mund të bëj është të shënoj gola dhe të tregoj veten time më të mirë. Sigurisht dëshiroj të luajë për vendin tim Shqipërinë. Është ëndrra ime dhe e familjes sime. Shpresoj që Kombëtarja po vëzhgon punën që po bëj. “, u shpreh Anis Mehmeti.

Anësori shqiptar ia lë zgjidhjen drejtuesve të ekipit duke u treguar profesionist. Dëshira e zjarrtë duket aqrtë në fjalët lëshuar për median vendase të qytetit të Bristol. E ardhmja do të tregojë nëse Sylvinho do t’i besojë aftësive të talentit dhe nëse Mehmeti do t’a ketë derën e hapur tek Shqipëria.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga