Ernest Muçi do të jetë titullar në ndeshjen që Besiktas do të luaj përballë Kayserispor, sot në orën 19:00 e vlefshme për javën e 7-të të Superligës turke.
Një shans i artë për talentin shqiptar të tregojë cilësitë e tij për të bindur jo vetëm trajnerin e Besiktas, por edhe Sylvinhon përpara zgjedhjeve që ai do të bëjë për ndeshjet e tetorit. Braziliani e la jashtë në 2 sfidat e shtatorit duke i dhënë një sinjal të qartë se pozicioni i çdokujt në Kombëtare, nuk është aspak i sigurt.
Ernest Muçi ka humbur edhe vendin e titullarit me bardhezinjtë duke luajtur vetëm 3 ndeshje në kampionat, 2 prej të cilave nga stoli, por ia ka dalë të shënojë 1 gol.
Sulmuesi shqiptar do të rreshtohet në pozicionin e sulmuesit të majtë, krah portugezëve Rafa Silva e Joao Mario me të cilët mund të shkëmbejë disa herë pozitat pasi karakteristikat e tyre janë thuajse identike. Në majën e sulmit do të jetë veteran Ciro Immobile, ndërsa për Milot Rashicën do të jetë një detyrë e re si mbrojtës i djathtë.
View this post on Instagram