Më në fund Myrto Uzuni do të ketë mundësinë për të luajtur përsëri me Shqipërinë. Në ndeshjet e tetorit beratasi u largua për arsye dëmtimit, ndërsa tani rikthehet në superformë.
Pas grumbullimit me pjesën tjetër të kuqezinjve në Tiranë, nuk ka munguar as reagimi nga “bomberi” i Granadës. “Gjithmonë kënaqësi”, shkruan Uzuni krah fotos ku shfaqet me fanellën e Kombëtares.
Kujtojmë që Shqipëria do të luajë këtë muaj dy ndeshje vendimtare në Nations League. ‘Djemtë’ e Sylvinhos do të përballen me Çekinë dhe Ukrainën, dy sfida që do të zhvillohen në “Air Albania”.
View this post on Instagram
Poll