Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rey Manaj kryefjalë, trajneri i Sivasspor: Kemi ofertë 7 milionë euro, por duhen më shumë për ta shitur

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj kryefjalë, trajneri i Sivasspor: Kemi ofertë 7 milionë
Rey Manaj

Rey Manaj është kthyer në kryefjalë te Sivasspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është një nga më të kërkuarit këtë merkato, teksa ofertat zyrtare për të kanë mbërritur edhe në zyrat e klubit turk.

Megjithatë, Sivasspor ende nuk është bindur nga ofertat e deritanishme. Është trajneri i ekipit turk, Bulent Uygun i cili ka thënë se fundmi që ka 3-4 ekipe që e duan Manajn, por ende nuk ka ardhur oferta e duhur për ta lënë 27 vjeçarin të lirë.

“Janë 3-4 ekipe që e duan Manajn. Drejtuesit tanë nuk e lëshojnë nëse nuk vjen oferta e duhur ekonomike. Për momentin ofertat nuk e arrijnë dëshirën tonë, japin 6-7 milionë euro. Nëse shuma nuk arrin atje ku duhet, ne nuk e lëshojmë Manajn”, ishin fjalët e Bulent Uygun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga