Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Pushimet për Etrit Berishën drejt fundit, gardiani kuqezi ka gati rikthimin në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Pushimet për Etrit Berishën drejt fundit, gardiani kuqezi ka gati
Etrit Berisha

Pushimet për Etrit Berishën duken drejt fundit. Gardiani i portës është pa një ekip që prej qershorit të këtij viti, teksa nuk mundi të gjente marrëveshjen me Empolin për rinovimin.

35-vjeçari për shkak se është pa një skuadër, humbi edhe grumbullimet e Kombëtarës për sfidat e Nations League. Tashmë duket se veterani është drejt rikthimit në fushë, teksa prej ditësh vazhdin bisedimet me skuadrën e Serie B.

Bëhet fjalë për Salernitanan, me klubin italian që po shikon për një portier pas dëmtimit të Sepe. Nëse konfirmohet një dëmtim i rëndë atëherë Berisha pritet të zyrtarizohet te Salernitana si zëvendësuesi i tij. Fillimisht pritet të mësoshet në ditët në vazhdim shkalla e dëmtimit të Sepe dhe më pas çfarë do të ndodhë me Berishën dhe nëse do të rikthehej në Serie A apo jo.

Kujtojmë se 35-vjeçari ka mjaft eksperiencë në Serie B, teksa në të kaluarën përveç Empolit ka luajtur edhe për ekipe si Atalanta, Lazio, Spal, dhe Torino.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga