
Marash Kumbulla mund të largohet nga Roma gjatë kësaj periudhe. Për mbrojtësin ka interesime nga disa skuadra në La Liga.
Paraqitjet e shqiptarit me Espanyol kanë tërhequr vëmendjen e disa ekipeve. Sipas gazetarit italian, Matteo Moretto saktësisht janë 3 klube nga La Liga që kërkojnë shërbimet e tij.
Alavesi, Mallorca dhe Sevilla janë nga Spanja, ndërsa nuk mungojnë as skuadrat nga Italia si Cagliari dhe Hellas Verona. Ndërkohë Espanyoli qëndron po aty për të përfituar sërish dhe për ta bërë pjesë të skuadrës për sezonin e ri, sigurisht në formë huazimi.
Ditët dhe javët e ardshme do të jetë vendimtare për lojtarin e Kombëtares, i cili do të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën. Kujtojmë se Kumbulla siç dihet ka kontratë të vlefshme me Romën deri në verën e vitit 2027.