
Belajdi Pusi po kalon super formë në tokën azere. Ndryshe nga redon Xhixha që nuk po aktivizohet rregullisht në ligën azere apo Europë me Qarabag, shqiptari tjetër po shkëlqen.
Shkodrani ka folur rreth karrierës dhe së ardhmes në emisionin OraSport. 27 vjeçari që luan për Shamakhi në Azerbajxhan ka deklaruar se ka në plan të lëviz nga elita e futbollit kaukaz me synim një kampionat më të fortë në Europë. Bëhet fjalë për ligën ku dikur është aktivizuar Uzuni. Një prej dy klubeve që ka shfaqur interes për sulmuesin shqiptar është me emër dhe ka tituj të fituar, Debrecen.
“Kam 2 oferta nga klube të Hungarisë. Ofertat janë zyrtare. Puna është të stërvitem sa më fortë për të arritur qëllimet që i kam vënë vetes.
Klubet janë në bisedime me ekipin tim në Azerbajxhan. Debreceni dhe Kisvarda janë ato klube që janë interesuar për mua”, u shpreh Pusi.