Sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi zhvilloi paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e Trabzonspor në Superligën e Turqisë.
Goli i shqiptarit në minutën e 101 ndaj Basaksehir i dha fitoren të tijëve, ndoshta ndeshje më e mirë në karrierë për Muçin, përsa i takon rrjedhës dhe minutazhit, i futur në lojë si zëvendësu dhe realizoi dopietë në një sfidë të “çmendur”, e përfunduar 4 – 3 në favor të skuadrës nga Trabzon.
Ditën e sotme është publikuar edhe formacioni më i mirë i javës së 13-të në elitën e futbollit turk, sipas “SofaScore”. Nuk ka se si të mungojë emri i sulmuesit Muçi, me notën 9.0. Anësori 24-vjeçar gjendet përkrahë ish-yllit të Real Madrid Marco Asensio, tashmë pjesë e Fenerbahces.
Formacioni i javës në Superligën turke
Poll
