Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Për herë të parë në Kombëtare, Nazmi Gripshi u lë “targën” Uzunit, Manaj, Dakut e Brojës

Shkruar nga NEWSPORT
Për herë të parë në Kombëtare, Nazmi Gripshi u
Nazmi Gripshi (m), fotomontazh i krijuar nga AI - Broja, Uzuni, Manaj, Daku me fanellen e Kombetares

Nazmi Gripshi mori për herë të parë ftesën e Kombëtares shqiptare, me ish-lojtarin e Superiores që është ndjekur vazhdimisht nga Sylvinho. Pikërisht ky i fundit vendosi që pas largimit të Adrion Pajazitit për shkak dëmtimi, ta bëjë pjesë të kuqezinjve të “preferuarin” e tij.

Paraqitja e ish-lojtarit të Skënderbeut në Kazakistan me Astanën janë të jashtëzakonshme. Në 24 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon ka arritur të shënojë 15 gola dhe të dhurojë 6 asiste. Statistika këto që tregojnë se Gripshi është mjaft produktiv para portës dhe që premton shumë edhe për duelin me Serbinë.

Tashmë është një nga më të mirët dhe këtë e thonë shifrat. Madje nëse e krahasojmë me futbollistët e tjerë, Gripshi ka shënuar dhe asistuar sa të gjithë futbollistët e tjerë të Kombëtares.

Myrto Uzuni ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste në kampionat në MLS në këtë sezon. Ndërkohë Rey Manaj në 5 ndeshje ka shënuar vetëm 1 gol në kampionat me Sharjah FC, kurse Mirlind Daku në 11 ndeshje ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë dhe ka asistur 1 herë.

Nga krahu tjetër Armando Broja deri më tani nuk ka gjetur rrugën e rrjetës me Everton, duke luajtur 3 ndeshje në Premier League. Kështu nëse mbledhim së bashku golat dhe asistet e shënuar nga Uzuni, Manaj, Daku dhe Broja shkojmë në kuotën e 15 golave dhe 4 asisteve, ndërkohë Nazmi Gripshi i vetëm ka kontribuar me 15 gola dhe 6 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu