Goli kundër Bournemouth në Premier League përgjatë javës së 17-të, duket se e ka “çliruar” sulmuesin e Kombëtares Armando Broja te ekipi i Burnley. Shqiptari i dha 1 pikëve të tijëve dhe e shpëtoi nga shkarkimi trajnerin Scott Parker.
Ndeshja e radhës për Bunrley është ndaj Everton në fushën e tyre. Fitorja ka marrë trajtën detyruese si pasojë e pozitës në tabelë, ndërsa me shumë gjasa Broja do jetë në fushë nga minuta e parë.
Në sezonin 2024-2025, shtatlarti kuqezi u huazua nga Chelsea te Everton. Me ekipin nga Liverpool, 24-vjeçari bëri vetëm 11 paraqitje, e përkthyer me 332 minuta në fushën e blertë.
Dëmtimet patën efektin e tyre, ama Evertoni nuk i besoi për më tej Brojës. Të shtunën, sulmuesi ka shansin të “hakmerret” ndaj Evertonit.
Edhe pse kanë afro 40 vjet që nuk e fitojnë Premier League, “Blutë” e qytetit nga Liverpool kanë 9 tituj kampion, të 5-të në të gjithë historinë e kampionatit anglez pas Manchester United dhe Liverpool me nga 20-të, Arsenal 13-të dhe Manchester City 10-të.
