Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Nuk fjeta për netë të tëra", Amir Abrashi tregon momentin e vështirë: S'kam folur me bashkëshorten, mezi kam marrë veten

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk fjeta për netë të tëra", Amir Abrashi tregon
Amir Abrashi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi është rikthyer pas në kohë duke folur për një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij. Kapiteni i Grasshoper në Zvicër, tregon ndeshjen e sezonit të kaluar mes ekipit të tij dhe Thun.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për “Play-Out” të Superligës së Zvcirës, me Abrashin që tregon emocionet e mëdha që e kishin pushtuar. Në një intervistë të dhënë për “Blick”, gjakovari thotë se ka ndenjur netë të tëra pa gjumë, madje nuk ka folur as me bashkëshorten.

“Ishte një nga momentet më të rëndësishme në karrierën time. Unë nuk isha një njeri. Unë pothuajse nuk fola në shtëpi, për fat të mirë gruaja ime e kuptoi situatën. Kisha net pa gjumë dhe mendoja shumë gjëra me kokën time.

Po të kisha rënë nga Superliga, do të më vinte aq turp sa nuk do të kisha guxuar të pija një kafe në qytetin e Zyrihut. Nuk e di se çfarë do të më kishte bërë mua dhe klubit, rënia e parë në karrierën time, edhe mendërisht. As nuk dua ta di.

Gjendja emocionale ishte çmenduri absolute, e vështirë për t’u shprehur me fjalë. Më janë dashur disa ditë për ta marrë veten. Kishte net kur zgjohesha me makth dhe mendoja se isha përsëri në play-out”, tha mesfushori kuqezi, Amir Abrashi.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga