
Federata e Kosovës sot ka uruar përmes një komunikate zyrtare lojtarine përfaqësueses, Bernard Berisha. Mesfushori mbush plot 33 vjeç dhe ka një karrierë për t’u admiruar.
33 vjeçari aktivizohet prej vitesh në Rusinë e ftohtë tek ekipi çeçen Akhmat Grozny. Berisha ka kontratë deri në 2027 me klubin e RPL dhe duket se nuk do të lëviz nga shteti që ndodhet në konflikt me Ukrainën. Mesfushori i djathtë i përfaqësueses së Kosovës nuk ka luajtur as me Kosovën e as me ekipin rus qysh prej gushtit. Në takimin e fundit ishte një prej 3 yjeve të skuadrës dhe dhuroi asist.
FFK i uron më të mirat ish-futbollistit të Skënderbeut dhe Besës në Superioren tonë. Bernardi spikati sezonin e kualifikimit për herë të parë të korçarëve në Europë dhe luajti sfidat e grupeve. Kjo i mundësoi kalimin në elitën ruse ku përveç ngjyrave jeshile të Grozny-t ka provuar dhe ato të Anzhi-t ku dikur luanin Etoo, Ëillian e yje të tjerë.
