Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Ngrohu" stolin në dy ndeshjet e para, Ivan Balliu bën veprimin e çuditshëm: Jap dy bileta për Spanjën

Shkruar nga NEWSPORT
"Ngrohu" stolin në dy ndeshjet e para, Ivan Balliu bën
Ivan Balliu dhe Elseid Hysaj

Ivan Balliu ishte një nga balotazhet e mëdha të Sylvinhos për krahun e djathtë të Kombëtares shqiptare. Deri tani, është preferuar Elseid Hysaj i cili ka luajtur të dyja ndeshjet ndaj Italisë e Spanjës ku u bë protagonist për keq në secilën prej 4 golave të pësuar.

E rradhës dhe e fundit në grup është ndaj Spanjës ku fitorja na kualifikon thuajse 100% në fazën tjetër. Ndeshje e veçantë për Balliun i cili ka lindur dhe është rritur në Spanjë dhe ka vendosur të ndajë 2 bileta falas për tifozët të cilët do të duhet ta fitojnë në një konkurs në Instagramin e tij.

“A dëshironi të vini në UEFA Euro 2024? Është një ndeshje e veçantë për mua dhe dua të ndaj me ju 2 bileta për ndeshjen Shqipëri – Spanjë. Më ndiqni në Instagram, pëlqeni foton dhe shkruani me kë do të vini dhe ne do të shpallin fituesin së shpejti. Fat të mbarë”, shkruan Balliu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balliu (@balliu)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga