
Alen Sherri
Sot është një ditë historike për Alen Sherrin. Portieri shkodran do të përjetojë për herë të parë ndjesinë e një sfide në Seria A.
Ish-gardiani i Egnatias pritet të jetë në stol, ndërsa Cagliari do sfidojë Romën në shtëpi. Sfida merr jetë në 20:45.
Kujtojmë se Sherri nga Egnatia te Cagliari ishte transferimi më i bujshëm gjatë kësaj merkato vere. Aktualisht konsiderohet opsion B, teksa mbetet për t’u parë kur do ketë dhe debutimin e tij.
Poll