Ermir Rashica
Për Ermir Rashicën, viti 2025 ka qenë një “ëndërr”. Nga Skënderbeu i Korçës te Metalist 1925 në Premier League ukrainase. Talenti i Kombëtares po përparon me ritëm “galopand”.
Kartoni i 21-vjeçarit ka arritur deri në 800 mijë euro, ndërsa premton shumë për të ardhmen.
Në një postim të fundit, me rastin e ndërrimit të viteve, Rashica ka bërë postim në rrjetin social “Instagram”, teksa janë një seri fotosh me mbishkrimin: “Çdo hap në fushë ishte një fitore këtë vit, Elhamdulilah për çdo sukses”.
View this post on Instagram
Poll
