
Torino
Pas dy ndeshjeve pozitive me Torinon, Kristjan Asllani ka përfunduar në “shënjestrën” e mediave italiane, ku shkak është bërë humbja 0 – 3 ndaj Atalantës. 23-vjeçari shqiptar ishte në fushë për 90 minuta, por pa lënë “gjurmë”.
“Regjisori” i Kombëtares u vlerësua me notën 5. Në “lupën” e “TuttomercatoËeb”, mesfushori nuk veproi si “filtër” përpara mbrojtjes dhe pothuajse nuk u pa kurrë në fazën e ndërtimit të lojës.
Ai mund të kishte ndërhyrë në golin e parë, por nuk ndodhi. Ishte pikërisht pasimi i humbur nga Asllani që ndikoi në golin e 3-të të Atalantës.
Poll