
Rey Manaj është në ndjekje të Icardit dhe Dzekos, për të fituar “Këpucën e Artë” në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare numëron 17 gola, kundrejt 20 që kanë shënuar Icardi dhe Dzeko.
Goli i fundit u shënua në barazimin që Sivasspor mori përballë Fenerbahces. Ishte pikërisht Manaj që barazoi ndeshjen me penallti, kur luhej minuta e 94’.
Heqja e fitores pritet të ndikojë shumë te Fenerbahce, në garën për titullin kampion. Kjo pasi Galatasaray numëron tashmë 4 pikë më shumë në krye të renditjes, kur kanë mbetur 5 ndeshje nga fundi.
Poll