Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mesfushori i Kombëtares “sms” Sylvinhos para Serbisë, tregon “klas” në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori i Kombëtares “sms” Sylvinhos para Serbisë,
Medon Berisha

Lecce e pati të vështirë të përballonte Milanin në Kupë, teksa u mposhtën me shifrat 0 – 3 në “San Siro”. Por jo gjithçka ishte e “errët” për ekipin e Di Francesco.

Futbollisti i Kombëtares Medon Berisha u “gradua” në këtë ndeshje kapiten te Lecce, ndërsa ishte në fushë për 80 minuta. Ai u vlerësua ndër më të mirët në ekip.

Berisha pati gjithsej 48 prekje me topin, 29 nga 32 pasime të sakta, 1/1 korsime të sukseshme. 21-vjeçari pati 1 gjuajtje në portë, 4/5 topa të gjatë të saktë, 1/1 driblime, 3/5 duele të fituar dhe 3 largime topi. Kjo “panoramë” është “sinjal” i qartë për trajnerin Sylvinho në prag të duelit me Serbinë.            

Poll

Lexo gjithashtu