Famalicao e Enea Mihajt ka humbur ditën e sotme takimin në Portugali kundër Estoril. Në një fushë të vështirë skuadra e shqiptarit nuk ia ka dal më shumë sesa një 2-1.
Mihaj nuk është se spikati aq shumë në këtë sfidë. Mbrojtësi e nisi titullar me klubin e vogël portugez, por nuk dhuroi dot qendrueshmëri.
Qendërmbrojtësi dikur pjesë e Kombëtares, ishte i treti më i vlerësuari në aspektin e prapavijës. Enea mori një notë të doobët 6.5 dhe shoku i repartit, kapiteni i ekipit u tregua më solid se ai.
Tekniku i Famalicaos e ndërroi mbrojtësin kuqezi 15 minuta pas fillimit të pjesës së parë. Kjo lëvizje tregon pakënaqësinë në sfidën e sotme.
Madje, Enea Mihaj ishte i vetmi nga mbrojtja që u ndërrua. Gjithsesi, shqiptari ynë bllokoi 2 goditje dhe spastroi 2 dyluftime në lojën me ajër, aspekt i fortë ky për shtatlartin.