Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Kur mundëm Realin nuk e besoja”, Marash Kumbulla: Jam i lumtur që zgjodha Espanyolin, e kisha parë stadiumin kur isha me Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur mundëm Realin nuk e besoja”, Marash Kumbulla: Jam i lumtur
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla u largua nga Roma për tek Espanyol në formë huazimi verën e vitit të kaluar. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka hasur shumë dëmtime në karrierën e tij, por me huazimin e tij në Spanjë ai duket se ka rigjetur veten.

Në një intervistë për mediat spanjolle, Kumbulla ka treguar se është i kënaqur me huazimin e tij tek Espanyol. “Ky klub më ka dhënë vazhdimësi. Kur mundëm Real Madridin, as që e besoja. “Los Blancos” janë një ekip që nuk vdes kurrë.

Edhe kur binte bilbili i fundit, unë qëndrova i tensionuar, sepse nuk më dukej e vërtetë.

Jam i lumtur që zgjodha Espanyolin. Pas dëmtimit më duhet të luaja, kur më thirri ekipi spanjoll isha këtu për një ditë e gjysmë. E kisha parë stadiumin dhe qendrën stërvitore të tyre kur isha me Kombëtaren e Shqipërisë.”, u shpreh Kumbulla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga