
Transferimi më i ri i klubit spanjoll të Mallorca është mbrojtësi i Kombëtares sonë, Marash Kumbulla. Ai ka “zbarkuar” te “Piratët” me formulën e huazimit, deri në verën e vitit 2026. Në klubin e ri, shqiptari do të mbaj numrin “4”.
Pas prezantimit zyrtar, 25-vjeçari ka folur për këtë aventur të re futbollistike: “Jam shumë i lumtur që jam këtu te Mallorca. Fola me Drejtorin sportiv dhe trajnerin Jagoba Arrasate.
Ata kanë shumë besim tek unë. Kam folur shumë me ata të dy gjatë ditëve të fundit. Kur më prezantuan me projektin, doja të vija sa më shpejtë te Mallorca. Kërkojë të luaj sa më shumë ndeshje. Shpresoj që gjithçka do të shkoj mirë. Kam folur me Vedat Muriqin. Unë dhe ai (Muriqi) kemi marrëdhëni të ndërsjelltë. E respektojë shumë Vedatin”.