
Kristjan Asllani ditët e fundit po përfitet shumë për një largim nga Interi. Interesimet për të nuk kanë munguar, ku skuadra nga La Liga dhe Serie A pëlqejnë shërbimet e shqiptarit.
Sipas “Gazzeta Deno Sport” bëhet me dije se marrëdhënia e Asllanit me Interin ka ndryshuar. Refuzimet e interesimeve nga Betis dhe Sassuolo kanë zemëruar drejtuesit. Asllani nuk dëshiron ekipe që luftojnë për mbijetesë, teksa gjithashtu nuk dëshiron për momentin as kampionat të ri.
Siç bëhet e ditur, mesfushori i Kombëtares është në pritje të ofertave nga Bologna dhe Fiorentina. 2 ekipet e tjera që kanë treguar këmbëngulje për të, por ende nui ka oferta konkrete nga ana e tyre.
Por edhe Interi ka treguar qëndrimin e tij mbi nj lëvizje të mundshme të Asllanit. Drejtuesit synojnë shitjen përfundimtare të mesfushorit dhe asesi nuk do të pranojnë huazim të përkohshëm, por vetëm shitjen përfundimtare të kartonit të tij. Ditët e ardhshme pritet me interes për të mësuar nës 23-vjeçari do të ndryshojë skuadër apo do të vazhdojë të qëndrojë te zikaltërit.