
Kristjan Asllani
Kristjan Asllani është një nga liderët e kombëtares shqiptare, i cili padiksutim do të jetë protagonist në Euro 2024. Talenti kuqezi ka bërë që Interi të “flasë” shqip.
Zikaltërtit në një postim në rrjetet sociale kanë treguar të gjithë lojtarët që janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre. Mes tyre është edhe 22-vjeçari i Kombëtares tonë.
Klubi italian ka vendosur edhe shqiponjën dhe ngjyrat kuqezi në sfond. Siç duket zikaltërtit kanë “bekuar” lojtarin e tyre para startit të Euro 2024.
Kujtojmë se ndeshja e parë Kombëtarja jonë do ta luajë ndaj Italisë më 15 qershor. Sfidë kjo që do të startojë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.
View this post on Instagram