
Klaus Gjasula dhe lojtaret e Kombetares duke festuar golin e barazimit
Klaus Gjasula me shumë gjasa mund të largohet nga Darmstadt 89 në merkaton e janarit. Te skuadra gjermane, mefushori shqiptar ka përfunduar në stolin e rezervave dhe nuk merr minuta që prej shtatorit, ku ka luajtur edhe ndeshjen e fundit.
Për shërbimet e tij ka interes nga skuadra të tjera, po në Gjermani. Kështu Rot-Weiss Essen është e gatshme të transferojë ish-in e Kombëtares shqiptare.
Rot-Weiss Essen militon në kategorinë e 3-të gjermane dhe skuadra lufton për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.
Poll