Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ka “çmendur” Premier League dhe jo vetëm, miliona euro për ish-kapitenin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Ka “çmendur” Premier League dhe jo vetëm, miliona euro
Arinaldo Rrapaj - Tedi Cara - Andi Hadroj kur Partizani fitoi titullin para 2 sezonesh

Tedi Cara padikutim është një nga futbollistët që u largua nga Superiorja për të vazhduar karrierën në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit i kanë mjaftuar vetëm 5 muaj për të treguar gjithë potencialin e tij te FC Oleksandriya.

Me ukrainasit ka arritur të shënojë 6 gola dhe të asistojë në 3 raste të tjera, duke “çmendur” kështu disa ekipe të tjera në Premier League. Në fakt janë 3 skuadra që kërkojnë shërbimet e Carës dhe janë të gatshëm të shpenzonin milionat për të.

Dinamo Kievit, Polissya Zhytomyr dhe Metalist 1925. Tek dy ekipet e fundit luajnë ish-lojtarë të Partizanit si Hadroj dhe Mba. Ndërkohë gara bëhet edhe më e fortë, pasi kampionët e ukrainës synojnë përforcimin me shqiptarin.

25-vjeçari siç dihet ka kontratë me FC Oleksandriya deri në qershor të vitit 2028 dhe për ekipet e interesuara duhet të shpenzojnë miliona për të bërë të mundur transferimin e shqiptarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga