
Mario Mitaj është kthyer në një objektiv serioz për Juventusin. Thiago Motta pritet të largojë 9 lojtarë nga “Zonja e Vjetër”, me këta të fundit që do të mbeten pa një mbrojtës të majtë.
Pikërisht për këtë repart, Juve ka ‘shënjestruar’ Mario Mitajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit torinezë si përforcimi ideal për atë repart, teksa kanë nisur edhe ‘shkëndijat’ e para mes dy palëve.
Në krahun tjetër, Lokomotiva e Moskës, klubi i cili ka në pronësi kartonin e 20 vjeçarit i ka vendosur çmimin. Cilido ekipi që e dëshiron Mitajn në ekip duhet të pagujë 12 milionë euro.
Tashmë pritet të shihet se çfarë do të vendosë Juventusi dhe si do të shkojnë bisedimet mes dy klubeve. Kujtojmë, që interes për mbrojtësin shqiptar ka edhe Lazio.