Sfida mes Milanit dhe Lazios, e vlefshme për raundin e 16-të të Seria A, do të luhet nesër në orën 21.00. Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka folur para ndeshjes për situatën në të cilën ndodhet skuadra dhe pritshmëritë për sfidën.
Timonieri i skuadrës ka pranuar se përballja e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme po aq edhe luftarake. Ndërsa teksa fliste për formacionin dhe zëvendësimet, ai bëri të ditur se do ti jepte një shans që mesfushori defensiv, Ardon Jasharit të tregojë cilësitë e tij.
"Më shumë sesa të shoh cilësitë e Jasharit, do të jetë një shans për të parë gjendjen e tij fizike kur ai mbërriti, ai praktikisht kishte qenë jashtë fushave për një muaj e gjysmë. Ai luajti 45 minuta dhe ishte i lënduar për 2 muaj. Jam gjithashtu kurioz të shoh nivelin e tij në fitnes” ka përfunduar trajneri Allegri.
Rikujtojmë se 23-vjeçari shqiptar, ka bërë shumë mungesa në Seria A për shkak të lëndimeve. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje, pa rezultate në gola apo asiste.
