Nedim Bajrami debutoi në mënyrë perfekte me Rangers në Europa League. Mesfushori nga Tetova ia doli që të shënonte golin e parë në fitoren 0-2 në transfertë ndaj Malmos.
Kjo performancë bëri që lojtari i Kombëtares shqiptare të ishte më i miri ndeshjes dhe të merrte pjesë në formacionin e javës në Europa League. Teksa, pas ndeshjes, Bajrami ka folur për “dailyrecord.co.uk”, duke shprehur emocionet e tij.
“Ishte shumë e veçantë për mua të shënoja dhe të ndihmoja ekipin me gol. Ne duhet të ecim përpara sepse shumë ndeshje na presin. Jam shumë krenar për këtë gol. Bëmë presing të mirë dhe topi erdhi tek unë dhe shënova”, ishin fjalët e Bajramit.
Poll