Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ish-kapiteni i Ballkanit protagonist në tokën azere, përjashtohet me të kuqe në sfidën kundër Amir Bilalit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ish-kapiteni i Ballkanit protagonist në tokën azere,
Edvin Kuc, ish-kapiten i Ballkanit

Sabaili i Amir Bilalit është shkatërruar sot nga Neftci Baku. Ekipi i kryeqytetit azer ka në përbërjen e saj Edvin Kuc, një emër i dëgjuar për shkak të viteve të kaluara tek Ballkani i Kososës. Kujtojmë që aty ka qenë para disa sezonesh dhe mesfushori Bruno Telushi. Sabail u mund 3-0 në transfertë përballë një prej dy ekipeve me më shumë tituj në vendin e gazit.

Ish-lojtari i Ballkanit ka marrë karton të kuq në minutën e 81. Kjo nuk e ndikoi rezultatin pasi 3 golat ishin shënuar, plus fakti që pak minuta kishin ngelur që skuadra e Bilalit të kryente mrekullinë. Kapiteni i nacionales së Malit të Zi u transferua në Azerbajxhan këtë verë duke u larguar përfundimisht nga skuadra e lavdishme që ndërtoi Ilir daja.

Shqiptari 30 vjeçar që luan në kampionatin azer luajti të gjithë takimin. Më parë është aktivizuar tek Gostivari i Maqedonisë dhe te Sutjeska, kampione e dikurshme e fqinjëve malazezë. Qendërmrojtësi po ashtu si Kuç u transferua në vendin azer këtë merkato vere. Mbi shpinë mban numrin 44 dhe në Misli Premier League ka luajtur 9 ndehje nga 9-të si lojtar bazë i skuadrës. Vetëm 1 gol ka bërë, por bie në sy mesatarja prej 90 minutash për ndeshje në elitën azerbajxhanase.

Kartoni i kuq i Edvin Kuc

VIDEO/ Ish-kapiteni i Ballkanit protagonist në tokën azere,
Amir Bilali

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga