
Jurgen Bardhi
Jurgen Bardhi ka shkëlqyer sërish në Turqi. Ish-i i Superiores ka prodhaur gol në sfidën e sotme të Umraniyespor.
Shqiptari e nisi titullar takimin ejavës së 22-të në ligën e parë turke. Klubi i shqiptarit mposhti Ankaragucu në shtëpi me shifrat 2-1, ku kontributin dha dhe mesfushori kuqezi. Jurgeni asistoi golin e parë të ndeshjes dhe të kuqve në minutën e 25-të. Sousa shënoi për vendasit falë pasimit dhe vizionit të numrit 10.
Bardhi luajti për 56 minuta në rolin e mesfushorit të avancuar. Ish-i i Partizanit u zëvendësua nga një tjetër lojtar kuqezi si Ëngjëll Hoti. Dyshja e klubit të vogël nga Stambolli ishte vendimtare në fitoren ndaj kryeqytetasve në Trendyol 1.Lig.

Nota e Jurgen Bardhit
Poll