Ipswich Town nuk shkoi më shumë se barazimi 0 – 0 në fushën e vështirë të West Bromwich Albion, java e 45-të në Championship të Anglisë. Mehmeti ishte ndër më të mirët në fushë për të tijët, por nuk mundi të bënte diferencën në gjetjen e golit.
Ipswich ka edhe 2 ndeshje deri në mbyllje të sezonit në kampionat, aktualisht mbajnë vendin e 2-të me 80 pikë, po aq sa ka edhe Millwall, ndërsa vetëm 2 vendet e para ngjiten direkt në Premier League.
Skuadra e Mehmetit ka avantazhin e një ndeshje mangët, krahas rivalëve, çka do të thotë më shumë mundësi për të siguruar pozitën e nënkampionit.
Fillimisht ata do të duelojnë në transfertën e nderlikura karshi Southampton, 28 prill, ekipi që ka luajtur Armando Broja në të shkuarën.
Anis Mehmeti me shokë e mbyllin këtë edicion ndaj QPR-së, e cila u bë e “famshme” për humbjen me përmbysje ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”, e cila i dha titullin “Qytetarëve”.
Mehmeti e ka shprehur shumë herë se ëndrra e tij është prezenca në Premier League, 2 ndeshje larg, nëse ekipi i tij ia del të bëjë “detyrën”.
