Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Gol “alla Messi”, mesfushori i Shqipërisë në formacion përkrahë fituesit “Topi i Artë”

Shkruar nga NEWSPORT
Gol “alla Messi”, mesfushori i Shqipërisë në
Medon Berisha dhe "Topi i Artë"

Skuadra e Leçe-s nuk ia doli të marrë pikë në transfertën e vështirë të Udineses, e përfunduar 3 – 2 për ekipin e trajnerit Kosta Runjaic. Pavarësisht humbjes, mesfushiori i Kombëtares Medon Berisha meriton respekt maksimal.

Përtej lojës pozitive në ndërtimin e aksioneve dhe shpërndarjen e topave, 22-vjeçari realizoi golin më të bukur në karrierë. Nga një distancë e konsiderueshme, Berisha përmes goditjes së dënimit e dërgoi sferën në rrjetë, gol “alla Messi”.

Mediumi i “SofaScore” ka publikuar ditën e sotme formacionin më të mirë të javës së 8-të në Serie A, ku nuk ka munguar emrin i Medon Berishës. Ai gjendet në mesfushë përkrahë fituesit “Topi i Artë” Luka Modric.    

Gol “alla Messi”, mesfushori i Shqipërisë në
FORMACIONI/ Serie A, java e 8-të

 

Poll

Lexo gjithashtu