Në një moshë fare të hershme, Adri Mehmeti është duke fituar pëlqimin e të gjithëve dhe vëmendjen e gjigantëve të Europës. Falë talentit të rrallë që e karakterizon, duke shkëlqyer në fushë me gola dhe asiste, performanca e futbollistit shqiptar nuk ka mbetur edhe pa vëmendjen e klubit shqiptar që militon në Kategorinë e Dytë, Butrintit që i ka dedikuar një shkrim të veçantë.
"Nga Saranda në skenën botërore", kështu e nis postimin dedikuar Mehmetit klubi sarandiot që mrekullohet nga djaloshi 17-vjeçar i cili ka përfunduar në "lupën" e emrave të mëdhenj të globit e që në merkaton e ardhshme të verës mund të hidhen në sulm për ta bërë të tyrin lojtarin.
Më tej, skuadra nga Saranda shkruan e futbollisti i Red Bull New York është një krenari për qytetin dhe se shumë shpejt do ta shohim të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare me fanellën kuqezi.
Megjithatë, sipas tyre, ai mund të bëhet edhe lojtari i parë shqiptar që mund të shkojë drejt Botërorit, kjo përmes Amerikës, pasi kohëve të fundit kanë qarkulluar dhe lajme për një ftesë të mundshme nga kjo kombëtare po e mendon seriozisht t'i japë një mundësi.
View this post on Instagram
